Vesa Luma e lumtur për suksesin e Dua Lipës, ka disa fjalë për të

Vesa Luma shprehet e emocionuar pas nominimit të Dua Lipës në 6 kategori në "Grammy Awards".

ShowBiz

25/11/2020 09:06

Dua Lipa edhe një herë na bëri krenar të gjithë shqiptarëve kudo në botë, pasi arriti të nominohet në gjashtë kategori në “Grammy Awards”, shkruan lajmi.net.

Nominimit të Duas i janë gëzuar edhe artistët shqiptarë, të cilët shprehen të lumtur për arritjen e saj.

Këngëtarja Vesa Luma, me anë të një postimi në Instagram, e uroi artisten për suksesin me nominimet në “Grammy”.

“6 nominime në Grammy. Ne jemi në ajër Dua Lipa”, ka shkruar Vesa, duke shkëputur një video nga performanca e Duas në “American Music Awards”.

Kujtojmë se në një video që Dua e ndau me ndjekësit mbrëmë, shfaqet duke qarë në momentin kur e kuptoi se është nominuar në gjashtë kategori në “Grammy”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)