Vërshimet lënë pa rrymë Drenasin, Malishevën dhe Rahovecin – KEDS në terren
KEDS ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në zonën e Drenasit, në Malishevë dhe Rahovec. Kjo është bërë për shkak të reshjeve të shiut dhe rrezikut të krijuar, ku uji ka depërtuar në nënstacion në Drenas. Postimi: NJOFTIM: DRENAS, MALISHEVË DHE RAHOVEC Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut…
Lajme
KEDS ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në zonën e Drenasit, në Malishevë dhe Rahovec.
Kjo është bërë për shkak të reshjeve të shiut dhe rrezikut të krijuar, ku uji ka depërtuar në nënstacion në Drenas.
Postimi:
NJOFTIM:
DRENAS, MALISHEVË DHE RAHOVEC
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV, është ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Drenasit, për arsye sigurie.
Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik.
Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm.
KEDS njofton se gjendja është jo stabile edhe në Komunat e Malishevës dhe Rahovecit, për shkak të vërshimeve, ku për arsye sigurie është bërë ndalja e furnizimit me energji elektrike deri në stabilizimin e situatës.
Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
Do t’ju mbajmë të informuar me njoftime të tjera.