Verratti: Kam konsideruar kalimin tek Barcelona

Mesfushori i PSG, Marco Verratti, ka zbuluar detaje interesante nga e kaluara  e tij.

Sport

15/10/2019 16:46

Verratti e ka pranuar se para një kohe kishte konsideruar kalimin tek skuadra e Barcelonës.

Italiani lidhej ngushtë me një kalim të mundshëm tek Barcelona, në verën e vitit 2016, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë, edhe pse lojtari së fundmi e ka pranuar se kishte konsideruar seriozisht atë mundësi.

“Është e vërtetë që diçka më ishte propozuar dhe mendoj se ishte normale që ta konsideroja” ka thënë Verratti për ‘RMC Sport’, transmeton lajmi.net.

Verratti kishte pasur probleme me mediet edhe jashtë fushës së transferimeve, kur kritikohej se ishte shumë aktiv në jetën e natës. /Lajmi.net/