Vermaelen, ‘ekspert’ i lëndimeve
Përforcimi i ri i Barcelonës, Thomas Vermaelen është qendërmbrojtës kualitativ. Por, në edicionet e fundit tashmë ish futbollisti i Arsenalit ka vuajtur shumë nga lëndimet e shpeshta.

Sport
Një prej arsyeve kryesore pse Arsenali lejoi largimin e Thomas Vermaelenit ishte se ai e humbi statusin e titullarit në ekip.
Arsyeja kryesore? Lëndimet e shpeshta të pësuara në edicionet e fundit. Përforcimi i ri i Barcelonës në stinorin e shkuar mungoi në 17 ballafaqimte të gjigantit londinez.
Më së miri kaloi në edicionin 2012-13 kur mungoi në vetëm gjashtë takime, katër prej të cilave për shkak të një problemi në nyjë, dhe dy të tjera për faj të një ftohje.
Por, problemet serioze i pësoi edhe më 2011-12 kur një problem në thembër bëri që ai të mungonte në 11 ndeshje, vetëm tre muaj pasi ishte rikuperuar nga një tërheqje në kofshë që e kishte lënë jashtë fushave për pesë ballafaqime.
Në total, Vermaelen ka munguar për 233 ditë, të gjitha për shkak të lëndimeve.