Verifikohen mandatet, deputetët serbë bëjnë betimin
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të ri të Serbisë, ku Lista Studentore ka shumicën me 140 nga 250 ulëse. Seancën po e kryeson deputeti më i vjetër në moshë, Stojan Radenoviq, nga grupi parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton”. Në seancën konstituive të Kuvendit të Serbisë po marrin pjesë 246 deputetë. Seanca konstituive e…
Lajme
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të ri të Serbisë, ku Lista Studentore ka shumicën me 140 nga 250 ulëse.
Seancën po e kryeson deputeti më i vjetër në moshë, Stojan Radenoviq, nga grupi parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton”.
Në seancën konstituive të Kuvendit të Serbisë po marrin pjesë 246 deputetë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë ka rifilluar pas pushimit. Mandatet e deputetëve janë verifikuar dhe ata kanë bërë betimin.
Në rendin e ditës janë verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm, si dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punues dhe delegacioneve të përhershme parlamentare në institucionet ndërkombëtare.



