Veprat e famshme të Shakespeare do të përkthehen në anglishten moderne

36 drama të autorit britanik William Shakespare do të përkthehen më në fund në anglishten e sotme.

ShowBiz

09/10/2015 16:00

‘The Oregon Shakespeare Festival’ ka vendosur se gjuha e vjetër e përdorur në veprat e famshme të William Shakespeare është shumë e rëndë dhe e pakuptueshme nga të rinjtë në ditët e sotme.

Kështu, është vendosur që 36 nga këto vepra të përkthehen në një anglishte moderne dhe të kuptueshme, transmeton lajmi.net.

Këto përkthime do të bëhen kryesisht për dramat që do të luhen në teatre, ndërsa veprat më të njohura të autorit përfshijnë tituj si ‘Romeo dhe Zhulieta’, ‘Makbethi’, ‘Mbreti Lear’ dhe ‘Hamleti’./Lajmi.net