Vepra e kompozitorit Memli Kelmendi “Agnus Dei”, do të interpretohet në Santiago (Foto)

Në Santiago de Chile do të interpretohet si premierë vepra e kompozuar nga Memli Kelmendi dhe e titulluar “AGNUS DEI”.

ShowBiz

20/10/2015 13:49

Kjo vepër do të interpretohet nga “Johann Consort” dhe dirigjent i mirënjohur Jorge Contreras në kuadër të festivalit prestigjioz “Temporada Coral de Primavera”.

“Kjo vepër është kërkuar muaj më parë nga unë që tua lejoj interpretimin. Pas pëlqimit nga unë kjo vepër nesër me datë 20 tetor, do të interpretohet, prandaj e ndiej veten shumë të privilegjuar që luhet një vepër e një autori nga Kosova”, tha Kelmendi. / lajmi.net