Vendosja e posterëve në hapësira publike i kushton LDK-së, PZAP e gjobitë me 9 mijë e 500 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj partitë politike për shkelje të ndryshme gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në dy vendimet e fundit të PZAP-bëhet e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u dënua me gjithsej 9,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të…

Lajme

30/01/2025 14:33

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj partitë politike për shkelje të ndryshme gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në dy vendimet e fundit të PZAP-bëhet e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u dënua me gjithsej 9,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Në vendimin e parë thuhet LDK-ja u dënua me 5.500 euro për shkak të vendosjes së posterëve në hapësira publike dhe në stacion të trafikut publik në Prishtinë.

Ndërsa në një vendim tjetër bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje pretendon se kanë vërejtur posterë të vendosur në hapësirat publike të kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, konkretisht në hapësirat e palestrës sportive “Karragaçi”, në rrugën e UÇK-së, në Pejë.

Në lidhje me këtë LDK u dënua me gjobë prej 4,000 euro.

 

Kujtojmë se PZAP ka qenë mjaft strikte në shqiptimin e gjobave ndaj partive politike. Që nga 11 janari, dita kur filloi zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, shuma e gjobave ndaj subjekteve politike në afër 300 mijë euro. /Lajmi.net/