Vendoset ndriçimi tek Fakulteti Teknik në Prishtinë

Mbrëmë është vendosur ndriçimi tek Fakulteti Teknik me ç`rast tani ajo pjesë ka pësuar edhe ndryshime si dhe është zvogëluar rrezikshmëria.

Lajme

14/10/2018 09:39

Njoftimin për këtë gjë e ka bërë i pari i Prishtinës përmes një postimi në “Facebook”, ku edhe ka publikuar disa fotografi nga ky vend.

“Sonte u lëshua ndriçimi te Fakulteti Teknik. Tani mund të shëtiteni edhe të vraponi edhe natën”, ka shkruar Ahmeti krahas fotografive.