Vendoset më në fund: Kjo do të jetë skuadra e re e Maguire

Manchester City është pranë mbylljes së transferimit të Harry Maguire në ‘Etihad Stadium’.

Sport

21/06/2019 14:20

Mbrojtësi i Leicester City dhe Kombëtares së Anglisë, do të ndërrojë skuadër këtë afat kalimtar.

Kampionët e Premierligës thuhet të kenë fituar betejën me kushërinjtë nga Manchester United për Maguire.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily Star’, ku raportohet se kartoni i Maguire do t’i kushtojë Manchester Cityt rreth 75 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se Maguire vitin e kaluar ishte kërkuar nga Jose Mourinho sa drejtonte Manchester Unitedin, dëshirë kjo që nuk iu realizua trajnerit portugez./Lajmi.net/