Vendos Mourinho, Unitedi shet këtë lojtar (FOTO)

Chris Smalling po kalon ditët e fundit si lojtar i Manchester Unitedit.

Sport

14/07/2017 16:50

Jose Mourinho ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij këtë afat kalimtar të verës, raporton ‘The Sun’, përcjell lajmi.net.

Ardhja e Victor Lindelof nga Benfica, ka bërë që Mourinho të mos llogarisë më në Chris Smallingun.

Smalling që është pjesë e Unitedit që shtatë vite, mund të mbetet në Premierligë pasi Arsenali dhe WBA raportohet të jenë të interesuar për të./Lajmi.net/