Vendimi për inceneratorin e Tiranës jepet më 16 prill, SPAK kërkon 26 vite burg për 8 të pandehurit
Më 16 prill, ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme pritet të jepet vendimi për çështjen penale ndaj 8 zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Tiranës. SPAK ka kërkuar në total 26 vite burg për ta, ndërsa të pandehurit kanë mohuar akuzat dhe kërkojnë pafajësi. Të pandehurit dhe pretenca e SPAK:…

Lajme
Më 16 prill, ora 13:00, në Gjykatën e Posaçme pritet të jepet vendimi për çështjen penale ndaj 8 zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Tiranës. SPAK ka kërkuar në total 26 vite burg për ta, ndërsa të pandehurit kanë mohuar akuzat dhe kërkojnë pafajësi.
Të pandehurit dhe pretenca e SPAK:
- Lefter Koka (ish-ministër i Mjedisit): 4 vite burg (2.8 vite pas gjykimit të shkurtuar) + 5 vite ndalim funksione publike.
- Taulant Tusha, Bledar Karoli, Fatjon Murati, Namik Simixhi (anëtarë të komisionit të vlerësimit): Secilit 4 vite burg (2.8 vite pas gjykimit të shkurtuar) + 5 vite ndalim funksione publike.
- Valbona Ballgjini (drejtoreshë juridike), Sidita Kopliku (anëtare komisioni), Jetmir Llapaj (ish-punonjës i QKB): 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove.
Avokatët e mbrojtjes i kanë cilësuar kërkesat e SPAK si të padrejta, ndërsa kanë theksuar mungesën e përgjegjësisë penale për klientët e tyre. Namik Simixhi dhe Taulant Tusha nuk ishin të pranishëm për arsye shëndetësore.
Çështje të ndara: Ndërkohë vijon gjyqi i zakonshëm për 4 të pandehur të tjerë që nuk kanë pranuar gjykimin e shkurtuar: Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi.
Gjithashtu, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion, gjykohet veçmas dhe është në fazën e konkluzioneve të prokurorisë.