Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, AKB mban konferencë për media
Aleanca Kosovare e Bizneseve gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flitet për vendimin të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike e po ashtu për ndikimin e tij në sektorin privat. Më herët Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësuar se…

Lajme
Aleanca Kosovare e Bizneseve gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flitet për vendimin të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike e po ashtu për ndikimin e tij në sektorin privat.
Më herët Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësuar se shtrenjtimi i energjisë elektrike 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri në 50 për qind, duke kritikuar keqpërdorimin e situatës.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ishte shprehur se Kosova duhet të ketë më shumë prodhime vendore dhe të zvogëlojë varësinë nga importet.
Sipas njoftimit konferenca mbahet nga ora 12:00.