Vendimi i papritur që G Bani mori pas përjashtimit nga “BBVA”
G Bani u përjashtua nga “Big Brother VIP Albania”, pas shpullës që i dha Gjestit, teksa ishin në lojën e rezistencës. Por, mesa duket ai nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim. Tashmë që është jashtë shtëpisë, ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit. Profili i tij…

ShowBiz
G Bani u përjashtua nga “Big Brother VIP Albania”, pas shpullës që i dha Gjestit, teksa ishin në lojën e rezistencës.
Por, mesa duket ai nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim. Tashmë që është jashtë shtëpisë, ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit.
Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.
Nuk dihet nëse ai do shfaqet në intervista, për të treguar versionin e tij e sesi do vijojë jeta pas eksperiencës në “BBVA”.