Vendimi i Kushtetueses, Gjini: Kosova tash shkon në zgjedhje me fajtorin e vetëm, Albin Kurtin
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini përmes një postimi në Facebook, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka thënë se Kushtetuesja konstatoi se afatet për konstituimin e Kuvendit janë konsumuar, ndërsa këtë ka thënë se Aleanca e ka përsëritur tash e sa kohë. “E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini përmes një postimi në Facebook, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se Kushtetuesja konstatoi se afatet për konstituimin e Kuvendit janë konsumuar, ndërsa këtë ka thënë se Aleanca e ka përsëritur tash e sa kohë.
“E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej 7 qershorit e deri më sot, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë. Edhe këtë Aleanca e ka spikatur panumër herë. Tash Kosova shkon në zgjedhje, qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se Kushtetuesja e ka nxjerr Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin, datë të cilën ka thënë se VV e priste.
“Shkeljet kushtetuese kurrë nuk kanë arsye patriotike. Çdo shkelje kushtetuese, kurdo dhe kudo qoftë ajo, bëhet vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme. Populli i Kosovës e ka të qartë çdo lojë politike për interesa të ngushta partiake të cilitdo akter, dhe po ashtu e ka të qartë se kush ofron zgjidhje që sjellin jetë më të mirë për qytetarët”, ka shtuar Gjini. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: