Vendi dhe ora ku mund ta shikoni luftën Khabib – Gaethje
UFC 254 e organizuar në Abu Dhabi sjellë luftën e shumë pritur mes Khabib Nurmagomedov dhe sfidantit Justin Gaethje.

Sport
Thjeshtë kjo është lufta e vitit në këtë sport. Kampioni në peshë të lehtë, Khabib që numëron 28 fitore në po kaq ndeshje do të mbrojë titullin për herë të tretë.
Kundërshtari i tij do të jetë Gaethje, që ka 22 fitore dhe dy humbje, por që cilësohet si kundërshtari më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Khabib.
Ndeshja mes Khabib dhe Gaethje fillon nga ora 23:00 sipas kohës sonë lokale.
UFC Albania do ta transmetojë falas këtë luftë./Lajmi.net/