Vëllezërit ‘Scofield’ rikthehen me episode të reja të serialit ‘Prison Break’

Michael Scofield do të rikthehet përsëri në episode të reja, në sezonin special të rserialit 'Prison Break'.

ShowBiz

16/01/2016 13:00

Michael është një arkitekt dhe gjeni i cili vëren detajet edhe më të vogla në ambientin që e rrethon.

Pas katër sezonave të suksesshme të serialit të famshëm në të cilin është prezantuar ai, gjatë viteve 2005 – 2009, vëllezërit Michael Scofield dhe Lincoln Burrows do të vijnë në episode të reja në një sezonë të plotë, lajmëron Fox, transmeton lajmi.net.

Aktorët e njëjtë do të kthehen në rolet kryesore ndërsa fansart janë shumë të interesuar të kuptojnë si do të vazhdojë ngajrja, sidomos pas përfundimit tragjik të sezonës së fundit.

Xhirimet e serialit do të fillojnë në pranverën e këtij viti./lajmi.net