Vëllaznimi njofton shkëputjen e kontratës me trajnerin, Josa

Mirel Josa nuk është më trajner i KF Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar “KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimi. KF Vëllaznimi e falënderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme…

Sport

12/03/2025 16:23

Mirel Josa nuk është më trajner i KF Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimi. KF Vëllaznimi e falënderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, njoftojnë Kuqezinjtë.

Ish-trajnerit të Prishtinës nuk i ecën punët mirë me rezultate në Gjakovë dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes mes palëve.

Vëllaznimi synon të rikthehet në Superligë, por në javët e fundit ka ngecur prapa në Grupin A të Ligës së Parë pas rezultateve zhgënnyese.