Vëllau i Liridonës reagon për rastin e Marigona Osmanit: Gabimet e drejtësisë po i ndjekim me dhimbje

Liridona Ademaj është viktima e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, në nëntor të vitit të kaluar. Tre muaj pas vrasjes së saj, vëllai i Liridonës ka kujtuar atë si dhe ka reaguar për kthimin në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit. Ai ka thënë se deri sa vajtojnë motrën…

Lajme

29/02/2024 13:46

Liridona Ademaj është viktima e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, në nëntor të vitit të kaluar.

Tre muaj pas vrasjes së saj, vëllai i Liridonës ka kujtuar atë si dhe ka reaguar për kthimin në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit.

Ai ka thënë se deri sa vajtojnë motrën e tij, rigjykimi i Marigona Osmanit po ua shton dhimbjen.

“Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht”, ka shkruar Leonard Ademaj.

Ai ka shkruar se po shpreson që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.

“Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: