Veliaj: Tirana listohet në top 10-shen e kryeqyteteve të Evropës me mbulimin më të madh urban me pemë

Shqipëria krahas rritjes ekonomike nga ana e turistëve duket se është duke zhvilluar edhe një mjedis të pastër për qytetarët e saj, kjo ka bërë që të renditet në vendin e 10-të nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë…

Lajme

08/09/2024 10:45

Shqipëria krahas rritjes ekonomike nga ana e turistëve duket se është duke zhvilluar edhe një mjedis të pastër për qytetarët e saj, kjo ka bërë që të renditet në vendin e 10-të nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se Tirana është listuar në top 10-shen e kryeqyteteve të Evropës me mbulimin më të madh urban me pemë, duke lënë pas Athinën, Beogradin, Brukselin e shumë qytete të tjera.

“Një arritje e jashtëzakonshme për gjithë punën e bërë në këto vite, me mbjelljen e pemëve të reja, si e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe të gjithëve”, ka shkruar Veliaj.

I pari i Tiranës mes tjerash ka thënë se kjo është edhe një përgjigjje për të gjithë ata të cilët djegin goma duke ndotur mjedisin e Tiranës.

“Eshtë edhe një përgjigje për shpotitjet e atyre që, çudi si nuk lodhen së djeguri goma duke ndotur mjedisin në qendër të Tiranës, por mazallah se kapin një lopatë me dorë. Forca”,  ka shkruar Veliaj. /Lajmi.net/