Vela njëri nga kandidatët për anëtarë të këshillit të AKA-së, Çeku: Ishte kandidat për deputet në VV në 2019, tri vitet e fundit s’kishte post publik
Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku ka dal sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të folur në lidhje me Agjencinë e Kosovës për Akreditim, dhe tre emrat që duhet të votohen sot për anëtarë të këshillit të AKA-së dhe KSHC. Njëri nga këta emra është Driton Vela, ish kandidat për deputet i VV-së, për…
Lajme
Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku ka dal sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të folur në lidhje me Agjencinë e Kosovës për Akreditim, dhe tre emrat që duhet të votohen sot për anëtarë të këshillit të AKA-së dhe KSHC.
Njëri nga këta emra është Driton Vela, ish kandidat për deputet i VV-së, për çka opozita ka kundërshtuar që ai të votohet.
“Unë e kuptoj drejtë dhe dua të besoj që shqetësimin e keni përnjëmend dhe këtu jemi bashkë në përgjegjësitë tona shtetërore për ta ruajtur integritetin e një institucioni si AKA, respektivisht KSHC. KSHC duhet të jetë funksionale plotësisht me përbërje të plotë, dhe ky ka qenë motivi kryesor që jemi angazhuar që KSHC të mos mbetet pa anëtar. Unë iu siguroj që bashkë me stafin civil në ministri dhe të tjerët kemi bërë përpjekje maksimale për ta respektuar në plotni procedurën ligjore për shpalljen e thirrjes për nominime, përcaktimin e komisionit, për vlerësimin e aplikantëve dhe për ta përmbyllur tash me votën tuaj këtë emërim”, ka thënë Çeku.
Ai ka thënë se sipas ligjit në fuqi, një anëtar i këtij këshilli nuk mund të jetë personi që ka ushtruar post politik në Kosovë në tri vitet e fundit.
“Ligji është shumë i qartë, shumë eksplicit. Ky kriter është vendosur edhe në thirrjen publike. Kandidati i propozuar Driton Vela, ka qenë kandidat për deputet në listën e VV-së në vitin 2019. Para shtatë viteve dhe kaq këtu mbaron storja e tij. Nuk ka mbajt post politik në tre vitet e fundit dhe as më herët”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se emrin e Driton Velës e ka zgjedhur ai.
“E fundit, nuk ka të eleminuar në këtë garë sepse komisioni ka qenë i publikuar që ministrit të ia propozoj të paktën nga 2 emra për secilën pozitë dhe në fund një emër propozohet. Pra, gjuha eleminim nuk mund të përdoret sepse ligji thotë për çdo pozitë komisioni ia rekomandon ministrit të paktën nga 2 emra dhe në fund ministri e propozon kandidatin që mendon se është më i përshtatshëm për këtë pozitë. Unë mendoj se të katërt janë profesionistë të mirë, por në fund për të përmbyll kët ëprocedurë un duhej ta propozoj një kandidat dhe e kam propozu Driton Velën. Çdo mundësi që vendi të mbetet pa parlament në pjesën e dytë të vitit, neve na fut në një situatë që KSHC të funksionoj pa përbërje të plotë”, ka thënë Çeku.