Vehbi Kajtazi suspendohet nga Facebook, reagon AGK
Gazetari Vehbi Kajtazi është suspenduar nga rrjeti social, Facebook. Kështu bëri të ditur AGK në një postim të tyre ku shprehen shqetësimin e tyre lidhur me rastin. Sipas gazetarit të njohur kosovar, Vehbi Kajtazi, llogaria e tij është mbyllur si shkak i raportimeve të shumta nga qytetarët në postimet e tij që kishin përmbajtje rreth…
Lajme
Gazetari Vehbi Kajtazi është suspenduar nga rrjeti social, Facebook. Kështu bëri të ditur AGK në një postim të tyre ku shprehen shqetësimin e tyre lidhur me rastin.
Sipas gazetarit të njohur kosovar, Vehbi Kajtazi, llogaria e tij është mbyllur si shkak i raportimeve të shumta nga qytetarët në postimet e tij që kishin përmbajtje rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton lajmi.net.
“Sipas gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
AGK-ja rikujton rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në punën e tyre. Njëherit bëjmë thirrje që të mos cënohet në asnjë mënyrë puna e gazetarëve” – thuhet në reagimin e AGK-së./Lajmi.net/