Vedati refuzoi ftesën e produksionit, nuk iu bashkua ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, sonte është duke u zhvilluar edhe Post-Big Brother. Në këtë kuadro aty u vërejt edhe mungesa e disa prej personazheve më të përmendura të këtij spektakli. Madje aty mungoi edhe vetë finalisti, Vedat Bajrami. Bajrami siç duket edhe këtë herë ka zgjedhur që të mos e “barazojë” veten…

ShowBiz

20/03/2023 21:57

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, sonte është duke u zhvilluar edhe Post-Big Brother.

Në këtë kuadro aty u vërejt edhe mungesa e disa prej personazheve më të përmendura të këtij spektakli.

Madje aty mungoi edhe vetë finalisti, Vedat Bajrami.

Bajrami siç duket edhe këtë herë ka zgjedhur që të mos e “barazojë” veten me të tjerët konkurrentë, duke mos pranuar ftesën e produksionit për të qenë prezent.

Madje ishte vetë prezantuesja, Elita Rudi e cila tha se Vedati ka refuzuar ftesën e një produksioni që është përkujdesur për çdo gjë, për organizimin dhe për secilin konkurrent.

Ndërsa në lidhje me këtë, vetë reperi Stresi bëri të ditur se me Vedatin nuk ka komunikim.

“Me Vedatin akom s’kam komuniku se s’kemi kontakt me njëri-tjetrin. Me pjesën më të madhe kam komunikuar, por me Vedatin jo. Ndoshta me dy-tre tjerë, me Artanin akoma ‘skam komuniku, ose me Shotën për shembull që shkojë shumë mirë”,tha Stresi.

Duhet përkujtuar që Vedat Bajrami në disa raste ishte munduar që të tregojë se është “më i ngritur se banorët e tjerë”, madje duke thënë se nuk bie në nivelin e tyre./Lajmi.net/

YouTube player