Veç tri thirrje për trafikim me njerëz që nga viti 2011

Linja telefonike, falas për qytetar, e lansuar në vitin 2011 për raportim të trafikimit me njerëz dhe të dhunës në familje duket se ende nuk po shfrytëzohet për raste të trafikimit me njerëz.

Lajme

05/06/2016 10:43

Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2015, vetëm tri thirrje janë bërë në numrin “0800 11 112”.

Sipas njohësit të rrethanave të sigurisë në vend, Burim Ramadani, kjo linjë nuk përdoret nga qytetarët si pasojë e mosbesimit ndaj këtij sistemi, por edhe për shkak të problematikës që ka trafikimi me qenie njerëzore.

Ramadani vlerëson se numri i këtyre rasteve është i lartë, dhe sidomos kohëve të fundit më përdorimin e shantazhit ndaj të rejave dhe fëmijëve.

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, njëheri edhe Koordinator Nacional Kundër Trafikimit, gjatë vitit të kaluar në linjën telefonike, të lansuar në bashkëpunim me OSBE-në, janë bërë 751 thirrje.

Se këto statistika janë konfuze dhe të çuditshme e thotë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme.