“Veç sabër se ka me pastru Albini edhe jugun”- Matoshi i del në mbrojtje Pecit, thotë se jugu do pastrohet ashtu si veriu ku drejtonin serbët

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi duket se po merret pak më tepër me zhvillimet politike se sa me teatrin fushë që padyshim e njeh më mirë. Duke dashur që t’i dalë sa më tepër në krah Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje, Matoshi ka eskaluar edhe në deklarime. Madje duke shkuar edhe më larg, Matoshi bëri…

Lajme

11/11/2025 10:12

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi duket se po merret pak më tepër me zhvillimet politike se sa me teatrin fushë që padyshim e njeh më mirë.

Duke dashur që t’i dalë sa më tepër në krah Albin Kurtit e Lëvizjes Vetëvendosje, Matoshi ka eskaluar edhe në deklarime.

Madje duke shkuar edhe më larg, Matoshi bëri një krahasim të turpshëm, duke tentuar që jugun që gjithnjë u drejtua nga serbët ta krahasojë me “çlirimin” e veriut nga drejtimi i serbëve e bandave kriminale.

“Vec sabër se qysh e ka pastru Albini veriun ka me pastru edhe jugun kismet”,thotë ndër të tjerash ajo.

Matoshi përmendi edhe Vuciqin e Radoiciqn, derisa thotë se  nuk vjedhet Mitrovica./Lajmi.net/