Veç e ardhme europiane
Kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit me Raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek, thotë se është konstatim i përbashkët që e vetmja e ardhme për Kosovën është e ardhmja europiane.

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar gjatë ditës së sotme Raportuesen e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek.
Këtë takim, Kryeministri Thaçi e ka quajtur “të shkëlqyeshëm”, në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.
“Sapo zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, znj. Ulrike Lunacek.”
“Me këtë rast falënderova znj Lunacek për Rezolutën e PE për Kosovën, që bën thirrje për njohjen e shtetit të Kosovës, nga ato shtete të Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur.”
“Në takim folëm për reformën zgjedhore, për procesin e tranzicionit të misionit të EULEX’it si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit.”
“Ishte konstatim i përbashkët se e vetmja e ardhme e Kosovës, është ajo europiane.”