Veç 92 deputetë të pranishëm, Vetëvendosje s’ka zgjidhje për çështjen e konstituimit të kuvendit as sot
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish, për të 14 herë me radhë për të zhvilluar seancën konstituive. Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka njoftuar se të pranishëm në sallë janë 92 deputetë më pak se në çdo seancë tjetër. Pas kësaj Dehari njoftoi se partitë politike kanë mundësi të propozojnë nga një…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish, për të 14 herë me radhë për të zhvilluar seancën konstituive.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka njoftuar se të pranishëm në sallë janë 92 deputetë më pak se në çdo seancë tjetër.
Pas kësaj Dehari njoftoi se partitë politike kanë mundësi të propozojnë nga një anëtarë për komisionin për votim të fshehtë.
Partitë politike PDK, LDK dhe AAK nuk kanë pranuar të propozojnë anëtarë , njësoj si në seancat e kaluara.
Me këtë rast ky propozim mori vetëm 54 për, asnjë kundër dhe asnjë absentim
Pas kësaj kryesusi Dehari deklaroi se përfundon seanca për t’u mbledhur përsëri të martën në ora 10:00. /Lajmi.net/