Vdiq ‘Wayne Rooney’
Një futbollist i përshkruar si “Wayne Rooney i vërtetë” pasi ishte bërë tinejxheri më i shtrenjtë në botë, ka vdekur në moshën 46-vjeç, pas një sëmundje të shkurtër. Wayne Harrison pritej të bëhej yll kur Liverpool shpenzoi 250 mijë funte për transferimin e tij nga Oldham Athletic më 1985. Vlera e bëri sulmuesin, tinejxherin më…
Sport
Një futbollist i përshkruar si “Wayne Rooney i vërtetë” pasi ishte bërë tinejxheri më i shtrenjtë në botë, ka vdekur në moshën 46-vjeç, pas një sëmundje të shkurtër.
Wayne Harrison pritej të bëhej yll kur Liverpool shpenzoi 250 mijë funte për transferimin e tij nga Oldham Athletic më 1985.
Vlera e bëri sulmuesin, tinejxherin më të shtrenjtë në botë në moshën 17-vjeç, por një seri lëndimesh dhe fati i keq e pamundësoi atë që të shfaqte talentin e tij.
Wayne, i cili u pensionua më 1991, vuante nga probleme pankreatike dhe vdiq në spitalin Stepping Hill në Stockport në mëngjesin e ditës së Krishtlindjeve.
Si i ri, konsiderohej talent i madh. Mirëpo, lëndimet e shpeshta – u operua 23 herë – bënë që ai të përfundonte karrierën shumë më herët.
Në vitin 1990, në moshën 22-vjeç, ai mori goditjen përfundimtare. Në minutën e fundit të ndeshjes së fundit të sezonit për ekipin e dytë të Liverpoolit, Harrison u përplas me portierin e Bradford Cityt duke këputur ligamentet kruciale në gju.
Një vit më vonë, pas rikuperimit, menaxheri i Liverpoolit, Graeme Souness ia dha lajmin e hidhur se ai nuk do të mund të luajë më futboll.