Vdiq polici i Kosovës, Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime për familjen dhe kolegët e tij
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit policor, Afrim Syla. Përmes një telegrami ngushëllimi, sindikata u ka shprehur solidaritet familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit, transmeton lajmi.net Në mesazhin e saj, Sindikata e Policisë ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Sylës në shërbim të qytetarëve…
Lajme
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit policor, Afrim Syla.
Përmes një telegrami ngushëllimi, sindikata u ka shprehur solidaritet familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit, transmeton lajmi.net
Në mesazhin e saj, Sindikata e Policisë ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Sylës në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.
“I paharruar qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI!
Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Afrim Syla, Sindikata e Policisë së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij.
Me këtë rast, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.
I paharruar qoftë kujtimi për të!
Sindikata e Policisë së Kosovës./lajmi.net/