Vdesin në muajin e mjaltit
Një çift i sapo martuar është mbytur tragjikisht në brigjet e Afrikës së Jugut.

Bota
John Rodgers 28 vjeçar dhe gruaja e tij Lynette 26, vdiqën të premtën pasi janë gjetur në det, vetëm gjashtë ditë pas martesës së tyre.
Miqtë e çiftit të ri thanë se ishin të tronditur për këtë tragjedi.
Një fotografi e çiftit tregon Zonjën Rodgers në fustanin e saj të nusërisë me një buqetë lulesh.
Të sapo martuarit ishin për muaj të mjaltit në Afrikën e Jugut, transmeton Klan Kosova.
Trupi i John Rodgers u zbulua në shkumë të cekët në Robberg Beach pasi ishte gjetur nga një burrë rreth orës 6, tha instituti i Afrikës së jugut, ndërsa trupi i gruas së ti u gjet rreth 200 metra më larg në të njëjtin plazh.
Ata tashmë ishin deklaruar të vdekur.
Sipas institutit të Afrikës së jugut, policia është duke e hetuar vdekjen e çiftit, edhe pse kushtet e detit ishin me rryma të forta.
Çifti britanik kishin lidhur kurorë në frontin e familjes dhe miqve në Hollywood, të shtunën e kaluar.