Vdes zyrtari i MPJ-së dhe ish-gazetari Arben Rugova

Dje, në moshën 52 vjeçare ka ndërruar jetë ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, shkruan lajmi.net. Varrimi i të ndjerit do të mbahet më 21 mars, në ora 15, në fshatin Hakaj. “Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me…

Lajme

19/03/2024 10:26

Dje, në moshën 52 vjeçare ka ndërruar jetë ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, shkruan lajmi.net.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet më 21 mars, në ora 15, në fshatin Hakaj.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni,

Arben (Jakup) Rugova

Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00

Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena

Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, është thënë në njoftimin e familjarëve. /Lajmi.net/