Vdes veterani i UÇK-së nga Drenoci i Malishevës, Gani Krasniqi
Ka vdekur veterani i UÇK-së, Gani Salih Krasniqi, 54 vjeçar, nga fshati Drenoc i Malishevës.
Lajme
I ndjeri ka qenë ndër ushtarët e parë të UÇK-së në Njësitin “Lumi” i transformuar pastaj në Brigadën 122 “Imer Krasniqi”.
Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritmas dhe pas disa analizave në QKMF-në e Malishevës të enjten është dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK, në Prishtinë ku edhe ka vdekur.
Varrimi i Krasniqit bëhet të premten (sot) në ora 16:00, në vendlindjen e tij, në varrezat e fshatit Drenoc të Malishevës.
Ai ka lënë në jetë bashkëshorten dhe 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza, të gjithë të rritur./RTK