Vdes veprimtari i LDK-së, Musa Rexhaj – Abdixhiku: Do të kujtohet gjithmonë
Ish-drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Musa Rexhaj, veprimtar i çështjes kombëtare dhe kontribues i çmuar i LDK-së, ka vdekur të martën. Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rexhaj me rastin e ndarjes nga jeta të…
Lajme
Ish-drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Musa Rexhaj, veprimtar i çështjes kombëtare dhe kontribues i çmuar i LDK-së, ka vdekur të martën.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rexhaj me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre.
“E nderuara familja Rexhaj,
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh, Musa Rexhaj.
Musa Rexhaj do të kujtohet gjithmonë si aktivist e veprimtar i hershëm dhe i përkushtuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si njeri i urtë, besnik e i palëkundur në bindjet e tij, i cili me përkushtim dhe mund të madh i shërbeu çështjes kombëtare, demokracisë, lirisë dhe idealit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Kontributi i tij në jetën publike të Pejës, dhe shërbimin e tij të përkushtuar në institucionet komunale, mbetet pjesë e një rrugëtimi të ndershëm në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës.
Njerëzit si Musa Rexhaj lënë pas jo vetëm kujtime të çmuara, por edhe një trashëgimi të vlerave, përkushtimit dhe besnikërisë ndaj idealeve që i kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës.
Në këto çaste të dhimbshme, në emrin tim, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjithë anëtarësisë tonë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhaj, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Musën.
U prehtë në paqe!”