Vdes veprimtari dhe veterani i UÇK-së, Shefki Sejdiu
Organizata “Shqiptaria” bën të ditur se është ndarë nga jeta atdhetari i devotshëm, veterani invalid i luftës së UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shefki Sejdiu. Sipas njoftimit, Shefki Sejdiu vdiq më 8 prill 2025, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare shqiptare. Ai ishte një nga themeluesit…
Lajme
Organizata “Shqiptaria” bën të ditur se është ndarë nga jeta atdhetari i devotshëm, veterani invalid i luftës së UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shefki Sejdiu.
Sipas njoftimit, Shefki Sejdiu vdiq më 8 prill 2025, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare shqiptare. Ai ishte një nga themeluesit e Organizatës “Shqiptaria” dhe një figurë e njohur e angazhimit kombëtar që nga vitet ’90.
“Shqiptaria” e cilëson ndarjen e tij si një humbje të madhe për kombin shqiptar, duke e përshkruar Sejdiun si simbol të qëndresës, sakrificës dhe përkushtimit të pakushtëzuar ndaj atdheut.
Gjatë jetës së tij, ai ishte aktiv si në periudhën e luftës, ashtu edhe në vitet sfiduese pas saj, gjithmonë në shërbim të interesit kombëtar.
Në reagimin e saj, organizata thekson se veprimtaria e tij ishte më shumë se një kontribut – ishte një mision jetësor dhe një shembull i rrallë i përkushtimit të palëkundur ndaj idealit kombëtar.
Organizata “Shqiptaria” ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sejdiu, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
“Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë në ndërgjegjen kombëtare”, thuhet në njoftim.