Vdes shoferi i kamionit që u rrokullis në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit

Një vetaksident u raportua të ketë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit. Me pasoja fatale ky vetaksident ishte për shoferin e këtij kamioni. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve e policisë për t’i dalë në ndihmë shoferit, i njëjti nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra. Në lidhje me këtë aksident…

Lajme

15/12/2025 14:37

Një vetaksident u raportua të ketë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Mazgitit.

Me pasoja fatale ky vetaksident ishte për shoferin e këtij kamioni.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve e policisë për t’i dalë në ndihmë shoferit, i njëjti nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Në lidhje me këtë aksident për lajmi.net detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani deklaroi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve.Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thotë Kelani./Lajmi.net/