Vdes pasi gëlltiti 246 paketa me kokainë

I identifikuar vetëm si Udo N, 42-vjeçari, që po udhëtonte nga Bogota, Kolumbi drejt kryeqytetit të Meksikës, ku u transferua në një fluturim në aeroportin Narita, në Tokio, kjo sipas një deklarate të dhënë nga zyra e prokurorisë në Meksikë.

Bota

28/05/2019 18:13

Rreth orës 2:25 të mëngjesit, në javën që lamë pas, pasi avioni bëri uljen e tij, pasagjeri japonez është gjetur i vdekur.

Sipas autopsisë thuhej se Udo N. ka gjetur vdekjen pas një ënjtjeje celebrale të shkaktuar nga overdoza.

Në stomakun e tij janë gjendur 246 pako me kokainë, secila 2.5 centimetra.

Gëlltitja e paketave me drogë është një mënyrë e zakonshme që shumë njerëz marrin përsipër, për të kaluar substanca ilegale, nga një vend në tjetrin.