Vdes njëri nga të plagosurit në Prishtinë, e konfirmojnë nga QKUK
Një person ka vdekur dhe një është plagosur sot në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku. “Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka…

Lajme
Një person ka vdekur dhe një është plagosur sot në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku.
“Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.