Vdes një person në Skenderaj, u rrokullis nga traktori derisa po punonte në pyll
Në Kotorr të Skenderajt sot një person e ka humbur jetën pasi u rrokullis nga traktori. Viktima ishte duke punuar në pyll kur ndërroi jetë, transmeton lajmi.net Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana. “Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr…

Lajme
Në Kotorr të Skenderajt sot një person e ka humbur jetën pasi u rrokullis nga traktori.
Viktima ishte duke punuar në pyll kur ndërroi jetë, transmeton lajmi.net
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokullisur me traktor. Njësitë relevante kanë dalë ne vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”, tha ajo./lajmi.net/