Vdes një person në Komoran

Një person është alivanosur derisa ishte duke udhëtuar me autobus.

Lajme

09/06/2019 14:21

Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur, njofton PK përcjell lajmi.net.

“ Viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke udhëtuar me autobus, papritmas është alivanosur. Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”. /Lajmi.net/