Vdes një person në Bellopojë të Istogut, pësoi lëndime nga një mjet bujqësor

Një person ka ndërruar jetë në Bellopojë të Istogut si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet bujqësor. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal dhe aty mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.…

Lajme

14/10/2024 19:37

Një person ka ndërruar jetë në Bellopojë të Istogut si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet bujqësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal dhe aty mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi për lajmi.net. /Lajmi.net/