Vdes një i burgosur që po trajtohej në Klinikën Infektive
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se një i burgosur, me inicialet A.M, ka vdekur derisa po trajtohej në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. I njëjti ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 14 nëntor të vitit të kaluar. “Në momentin e pranimit, gjendja e tij ka…
Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se një i burgosur, me inicialet A.M, ka vdekur derisa po trajtohej në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
I njëjti ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 14 nëntor të vitit të kaluar.
“Në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive. Ai ishte duke u trajtuar për një gjendje gripale, e cila ka progreduar në mushkëri. Për këtë arsye, është dërguar për kontroll specialistike pulmologjike”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
Sipas njoftimit, A.M ka vdekur rreth orës 21:50.
“Në Klinikën e Emergjencës në SHSKUK, janë konsultuar radiologu, pulmologu dhe kirurgu torakal, dhe pacienti është transferuar në Klinikën Infektive. Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë”, bëhet e ditur në njoftim.
Autopsia pritet të verifikojë shkakun e vdekjes ndërkaq, autoritetet janë duke zhvilluar procedurat ligjore.