Vdes një grua në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime
Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e një gruaje në Shtime.
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës në ora 03:15, një grua është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore Familjare në Shtime.
Sipas njoftimit, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/