Vdes një femër në Prizren: Mjekët nuk i dhanë trajtim mjekësor, policia heton rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në Prizren, siç raportohet nga policia, një person është ankuar se një femre nuk i është dhënë tretman mjekësor nga mjekët, ku si pasojë e mostrajtimit ajo ka vdekur. Pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë marrë trupin e të…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në Prizren, siç raportohet nga policia, një person është ankuar se një femre nuk i është dhënë tretman mjekësor nga mjekët, ku si pasojë e mostrajtimit ajo ka vdekur.
Pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë marrë trupin e të ndjerës e kanë dërguar në IML për obduksion, raporton lajmi.net.
“Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” /Lajmi.net/