Vdes një 70 vjeçar në plazhin e Durrësit

Një 70 vjeçar ka vdekur sot deri sa po pushonte në plazhin e Durrësit. Policia Shqiptare ka njoftuar se i moshuari nga Lapraka posa kishte hyrë në ujë kishte pësuar arrest kardiak, të cilën nuk e përballoi. “Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo…

Lajme

04/07/2024 12:07

Një 70 vjeçar ka vdekur sot deri sa po pushonte në plazhin e Durrësit.

Policia Shqiptare ka njoftuar se i moshuari nga Lapraka posa kishte hyrë në ujë kishte pësuar arrest kardiak, të cilën nuk e përballoi.

“Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.