Vdes një 63 vjeçar në rrugë në lagjen Pejton të Prishtinës

Një burrë i moshës 63 vjeçare ka ndërruar jetë në lagjen Pejton.

Lajme

09/08/2018 21:31

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton në Prishtinë  është një person i shtrirë. Me të dalë  në vendngjarje  policia ka hasur  në viktimën e cila ishte pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupi i pajetë i viktimës D.T. 63 vjeç me urdhër të prokurorit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

“Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.