Vdes në QKUK pasi ra nga objekti ku po punonte, Policia arreston pronarin e firmës dhe atë të pronës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 15:47, një person ka ndërruar jetë në QKUK, derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte në Lipjan. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori dhe…

Lajme

04/07/2024 09:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 15:47, një person ka ndërruar jetë në QKUK, derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori dhe Inspektori i punës.

Nga Policia po ashtu u bë e ditur se si të dyshuar në këtë rast janë arrestuar pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti është nën hetime./Lajmi.net/