​Vdes Mikhail Gorbachev

Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka vdekur sonte në moshën 92-vjeçare. “Mikhail Sergeyevich Gorbachev ndërroi jetë sonte, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë”, njoftoi Spitali Klinik Qendror, raportojnë mediat e huaja duke iu referuar atyre ruse. Gorbachev ishte kreu i Bashkimit Sovjetik nga viti 1985 deri në vitin 1991. Ai…

Bota

30/08/2022 22:58

Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka vdekur sonte në moshën 92-vjeçare.

“Mikhail Sergeyevich Gorbachev ndërroi jetë sonte, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë”, njoftoi Spitali Klinik Qendror, raportojnë mediat e huaja duke iu referuar atyre ruse.

Gorbachev ishte kreu i Bashkimit Sovjetik nga viti 1985 deri në vitin 1991. Ai ishte gjithashtu lideri i fundit i BRSS, si dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të atij vendi.

Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1990.