Vdes këmbësori që u godit dje nga vetura në Lladovë të Gjilanit
Dje, në fshatin Lladovë të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident, dyshohet se një veturë e ka goditur këmbësorin 43 vjeçar, i cili sot derisa po trajtohej në QKUK ka humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. “Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident…

Lajme
Dje, në fshatin Lladovë të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident, dyshohet se një veturë e ka goditur këmbësorin 43 vjeçar, i cili sot derisa po trajtohej në QKUK ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lladovë, Komuna Gjilan, më 14.08.2025. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë aksident me lëndime trupore, ku një veturë dyshohet se ka goditur këmbësorin 43 vjeç, shtetas i Kosovës, ndërsa sot më 15.08.2025 në mëngjes jemi informuar se këmbësori i cili ka qenë i goditur nga automjeti në aksident ka ndërruar jetë në QKUK edhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve”, tha ai. /Lajmi.net/