Vdes ish-frontmeni i bendit “Bay City Rollers”
Nlë moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Les McKeown.

ShowBiz
Ish-frontmeni i Bay City Rollers, Les McKeown ka vdekur në moshën 65 vjeç, konfirmoi familja e tij për BBC, transmeton lajmi.net.
Këngëtari skocez i muzikës pop u bë pjesë e grupit të Edinburgh gjatë periudhës së tyre më të suksesshme në vitet 1970.
Ata patën hite me këngë si I Only Wanna Be With You, Bye Bye Baby, Shang-a-Lang dhe Give a Little Love.
Familja e tij njoftoi në internet të enjten se ai kishte vdekur papritur në shtëpinë e tij të martën.
Bay City Rollers u bë sensacion në Britani dhe SHBA në vitet 1970. Ata ishin jashtëzakonisht të suksesshëm, duke shitur më shumë se 120 milionë albume.
“Ata ishin të pëlqyer. Pesë djem të lezetshëm në të njëjtën kohë. Kjo është historia e rock n roll”, tha gazetari amerikan Danny Fields për BBC.
“Shpikja e grupeve të djem veu bë një industri falë Bay City Rollers”, shtoi ai. /Lajmi.net/