Vdes gorilla më e vjetër në botë, ishte 61-vjeç
Gorilla mashkull më i vjetër në botë, 61-vjeçari Ozzie, u gjet i vdekur nga ekipi i tij i kujdesit në habitatin e tij në kopshtin zoologjik të Atlantës të martën.

Fun
Shkaku i vdekjes së Ozzie nuk dihet ende dhe zyrtarët e kopshtit zoologjik janë ende në pritje të rezultateve të nekropsisë, shkruan lajmi.net.
Stafi veterinar raportoi se Ozzie filloi të përjetonte rënie të oreksit të enjten e kaluar dhe ishte gjithnjë e më e vështirë për ta detyruar atë të hante, sipas një njoftimi për shtyp nga kopshti zoologjik Atlanta.
Gjatë 24 orëve që çuan në vdekjen e tij, atij iu shfaqën simptoma përkeqësuese, përfshirë ënjtje të fytyrës, plogështi dhe pamundësi për të ngrënë ose pirë. /Lajmi.net/